I pari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se nga nesër do të rifillojnë pagesat e granteve për biznese pas përfundimit të krejt procedurave administrative.
Ahmeti tha gjithashtu njoftoi se pagesat për COVID-19 do të procesohen më shpejtë pasi thesari i proceson ato më shpejtë, njofton Klan Kosova
“Prej nesër do të rifillojmë pagesat e granteve për biznese pas përfundimit të krejt procedurave administrative. Do të mundohemi ti procesojmë sa më shpejtë edhe pse do të kryhen në grupe nga 100. Pagesat për COVID do të procesohen më shpejtë sepse thesari i proceson më shpejtë”, është shprehur Ahmeti.