Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se Komuna që drejton do t’i ndajë 400 mijë euro si ndihmë për fermerët që u prekën nga të reshurat.
Ai ka thënë se Komisioni ka vlerësuar shumë edhe më të lartë por, sipas tij, këto ishin mundësitë e Komunës.
Sipas tij, fermerët kanë pësuar humbje të mëdha nga të reshurat dhe potencon që atyre mbi “qafë” u ka rënë edhe kriza ekonomike.
Ky është njoftimi i Shpend Ahmetit:
Sivjet fermerët e Prishtinës kanë pësuar humbje të mëdha nga të rreshurat. Kur ja shtojmë kësaj edhe krizen ekonomike, atëherë gjendja është e vështire.
Krahas granteve të rregullta, sot ndajmë edhe 400,000 euro për fermerët e Prishtinës për dëmet nga rreshjet. Komisioni ka bërë vlerësimin qe disa muaj (në total 600,000) por kjo është mundësia jonë.
Kjo është e para herë në shumë vite që Komuna ndihmon me dëme por kësaj radhe edhe për shkal të ekonomisë ishte e domosdoshme.
https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fshpend.ahmeti