Komuna e Prishtinës del me një njoftim për faturat e tatimit në pronë

Qytetarët e kryeqytetit janë ankuar se iu janë fryrë faturat e tatimit në pronë. Me këtë rast, Komuna e Prishtinës, ka njoftuar se qytetarët mund të bëjnë ankesë për korrigjim.

Ankesa pranohet deri më datë 31 mars të këtij viti.

“Njoftohen tatimpaguesit e Komunës së Prishtinës, se shpërndarja e faturave të tatimit në pronë ka filluar përmes shërbimit postar. Nëse mendoni se fatura e tatimit në pronë apo certifikata e vlerës është e pasaktë, ju mund të parashtroni ankesë apo kërkesë për korrigjim. Afati për parashtrimin e ankesës është 31 mars të këtij viti”.