Komuna e Malishevës tregon vendin ku u gjet 2-vjeçari

Komuna e Malishevës ka treguar për vendin ku u gjet voglushi 2-vjeçar, Tian Krasniqi.

Kjo komunë ka thënë Tiani është gjetur jo larg shtëpisë në gjendje të mirë shëndetësore. 

Ai është dërguar për kontrollë dhe është konfirmuar nga QKMF’ja në Malishevë se gjendja e voglushit është e mirë.

“Sot para mesditës, pas një operacioni të gjerë të kërkimit, është gjetur shëndosh e mirë, Tian Krasniqi, dy vjeç, nga Tërpeza, i cili dje në orët e vona të pasdites ishte larguar nga shtëpia. Tiani është gjetur jo larg shtëpisë, në gjendje të mirë shëndetësore. Gjendja e mirë e shëndetësore është konfirmuar pas kontrollit mjekësor të kryer në urgjencën e QKMF-së në Malishevë”, thuhet në njoftimin e komunës.