Chelsea e ka mposhtur Real Madridin me rezultat 2-0 në kuadër të gjysmëfinales së dytë në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja e parë ishte mbyllur në barazim 1-1, ndërsa në atë kthyese të zhvilluar në “Stamford Bridge”, londinezët fituan dhe me rezultat të përgjithshëm 3-1 kaluan në finale.
Chelsea e nisi më mirë takimin, kur rrezikoi me Timo Werner i cili shënoi, por u anulua për pozitë jashtëloje.
Karim Benzema kishte rast të mirë në minutën e 26-të, por portieri ishte në vend.
Zhvillohej minuta e 28-të e ndeshjes, kur Werner me kokë shënon për 1-0.
Në minutën e 36-të edhe njëherë Benzema kishte rast të mirë, por Edouard Mendy ishte në vend.
Pjesa e dytë doli të jetë e bukur dhe me shumë raste, sidomos nga Chelsea që shpërdoroi shumë.
Në minutën e 48-të Kai Havertz goditi shtyllën për të treguar momentin e mirë të londinezëve.
Mason Mount po ashtu kishte rast të mirë në minutën e 53-të, por as ky nuk ishte i saktë.
Në minutën e 59-të, Havertz sërish rast shumë të mirë, por Thibaut Courtois ishte në vend.
Edhe në minutën e 66-të pritja fantastike e belgut ndaj N’golo Kante i mbajti në lojë madrilenët.
Chelsea vazhdoi të shkëlqente dhe të krijonte gjysmë-raste, pothuajse çdo pesë minuta, duke u treguar ekip më i mirë.
Loja e bukur u kurorëzua në minutën e 85-të, kur Christian Pulisic asistoi te Mount i cili shënoi për 2-0.
Chelsea më plot meritë kalon në finale ku do të takohet me Manchester Cityn.