Kompanitë e derivateve nuk e respektojnë vendimin e Qeverisë për çmimet e naftës


Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar se sot dhe nesër çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.75 euro, por këtë vendim të MINT-it nuk po e respektojnë kompanitë e derivateve.

Për çdo ditë bazuar në BERZ-ën botërore, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë publikon raportin se deri në çfarë çmimi maksimal kompanitë e derivateve lejohen që të shesin produktet e naftës dhe të derivateve tjera.

Në njoftimin e fundit të MINT-it thuhet se sot dhe nesër çmimi maksimal i dizelit (naftës), është 1.75 euro, kurse i benzinës 1.69.

Por një lexues i Demokracia.com, e ka dërguar një kupton në adresë të redaksisë ku shihet se kompania “Valoni Petrol” në Prishtinë,  sot në ora 13:27, naftën është duke e shitur 3 centë më shtrenjtë se çmimi i lejuar nga MINT, pa ky qytetar ka paguar 1.78 euro për litër, kështu duke mos u respektuar vendimi i këtij institucioni.

Madje shihet se kjo kompani i ka dhënë kupon jofiskal këtij lexuesi, gjë që përmes kësaj kompania në fjalë i ik të gjitha tatimeve të shtetit.

Qytetarët në vazhdimësi janë ankuar rreth çmimeve të larta të derivateve, përderisa Qeveria e Kosovës, respektivisht Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, që nga 27 qershori i këtij viti në vazhdimësi është duke caktuar çmimet për kompanitë e derivateve, por siç shihet, ky vendim i këtij dikasteri nuk po përfillet nga disa kompani të derivateve. /Demokracia.com/