Burim Piraj, pronari i kompanisë “Meka Halal Food”, ka bërë me dije se të premten ka ekzekutuar pagën e 14-t për punëtorët e tij.
Ai ka thënë që me ndihmën e bashkëpunëtorëve dhe konsumatorëve, kanë arritur t’ia sigurojnë punëtorëve pagën e 14-t.
“Rroga e 14-t u ekzekutua edhe sivjet ashtu si vitet më parë!. Zoti na mundësoftë edhe më shumë sukses dhe shëndet! Zoti e bekoftë Kosovën, Shqipërinë dhe krejt shqiptarët kudo që janë. Zoti e bekoftë çdo individ që blen prodhime vendore!”, ka shkruar Piraj.