Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë, ka votuar në parim Projektligjin për Automjete, i cili parasheh heqjen e homologimit.
Anëtarët e këtij Komisioni me vota unanime kanë përkrahur këtë Projektligj.
Ditë më parë, Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim që të dërgoj në Kuvend mendimin në lidhje me Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas këtij vendimi ka reaguar duke thënë se ka filluar “fundi i zhvatjes përmes homologimit”.