Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë stërvitjen e fundit para udhëtimit për në Bazel të Zvicrës.
Stërvitja mbahet në Kampin Nacional në Hajvali, duke filluar nga ora 11:00.
Kjo u bë e ditur nga Federata e Futbollit të Kosovës, raporton Klankosova.tv.
Ndeshja Kosovë-Zvicër në kuadër të xhiros së nëntë të kualifikimeve për “Euro 2024” do të luhet më 18 nëntor nga ora 20:45 në stadiumin Saint Jakob-Park në Bazel, i cili ka kapacitet prej 38 mijë e 512 ulëse, transmeton Klankosova.tv.
Kjo do të jetë ndeshja e parafundit e kombëtares së Kosovës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.
Aktualisht, vendin e parë në grupin I e mban Rumania me 16 pikë, Zvicra me 15 dhe një ndeshje me pak të zhvilluar, Izraeli me 11 poashtu me një ndeshje më pak të zhvilluar, kurse vendin e katërt e zë Kosova me 10 pikë, e, pas saj renditen Bjellorusia me gjashtë pikë e Andorra me dy.