Komandanti i Njësisë Speciale Operative Amir Gërguri, ka njoftuar se ai dhe familja e tij janë shëruar nga COVID-19.
Gërguri tha ka marrë konfirmimin nga IKSHPK.
“Pas një periudhe sfiduese, të përballjes me virusin COVID-19,nga IKSHP pranova konfirmimin se bashkë me familje jemi në mesin e të shëruarve!”.
Njoftimi i plotë:Të dashur miq,Pas një periudhe sfiduese, të përballjes me virusin COVID-19,nga IKSHP pranova konfirmimin se bashkë me familje jemi në mesin e të shëruarve!Ju falenderoj shumë për kujdesin dhe përkrahjen e treguar ndaj meje dhe familjes time. Në veçanti mirënjohje për mjekët, heronjtë tanë, të cilët po punojnë pa ndalë dhe pa kursyer edhe shëndetin e tyre, me theks të veçantë ata në Drejtorinë e Shërbimeve Shëndetësore në organizatën ku punoj!Kujdesuni për vetën, familjen dhe të tjerët, veproni sigurt, ruajeni shëndetin!Faleminderit,.