Kolegji Universum dhe Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) sot kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi.
Memorandumi mes Kolegjit Universum dhe BKS-së, është nënshkruar nga Drejtori Ekzekutiv i BKS-së Sami Mazreku dhe President i Kolegjit Universum Alejtin Berisha.
Marrëveshja parasheh bashkëpunimin #profesional në fushën e sigurimeve, në organizimin e trajnimeve profesionale për sigurimet, organizimin e tryezave të rrumbullakëta debatuese shkencore, shkëmbimin e literaturës në fushën e sigurimeve, praktika profesionale dhe ligjërata për studentë.