Koeman afër marrëveshjes me Barcelonën

Ronald Koeman është afër që ta marrë postin e trajnerit të Barcelonës, shkruan “Mundo Deportivo”. Koeman pritet ta zëvendësojë Quique Setienin në krye të skuadrës katalunase.

Ai do të firmosë me Barcelonën kontratë dyvjeçare. Largimi i Setienit pritet të zyrtarizohet së shpejti. Krerëve të klubit i është sosur durimi pas humbjes së thellë 8:2 që Barcelona e pësoi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve nga Bayern Muncheni.