Klubi i Prodhuesve reagon ndaj bllokimit të prodhimit në komunat në karantinë

Klubi i Prodhuesve të Kosovës reagon ndaj ndalimit të lëvizjes së mallrave dhe të punëtorëve të cilët janë në qytetet në komunat në karantinë në Kosovë. 

“Ju bëjmë thirrje Qeverisë në detyrë të Kosovës, por edhe ministrive në linjë, Ministrisë së Ekonomisë, Punës, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, edhe Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike që sa më parë të nxjerrin një udhëzim/vendim ku do të bëjnë sqarimin e të gjitha paqartësive të cilat e pengojnë lëvizjen e të lartpërmendurve”.

“Është kritike që vendimi të vije sa më parë, pasi që shumë ndërmarrje janë të bllokuara dhe ju është pamundësuar lëvizja e punëtorëve dhe mallrave në të gjitha komunat të cilat janë në karantinë”.  

Klubi i Prodhuesve e kupton gjendjen aktuale dhe sfidën për ta mbajtur gjendjen pa panik dhe izolimin sa më të shpejtë të virusit COVID-19, mirëpo kërkojmë mos kufizimin e lëvizjes për të gjithë punëtorët e sektorit të prodhimit, dhe ju bëjmë thirrje të gjithëve që ky sektor të mbrohet dhe të mbështetet tash më shumë se asnjëherë më parë.