Klopp mund ta marrë drejtimin e Gjermanisë

Trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp, mund ta marrë drejtimin e Përfaqësueses së Gjermanisë pas Botërorit 2022 të futbollit, ndonëse kontrata e tij me Liverpoolin është e vlefshme deri në vitin 2024, raporton tabloidi gjerman “Bild”.

Krerët e Liverpoolit fuqishëm kanë mohuar se Klopp do të largohet së shpejti. Mirëpo, vet Klopp mund të jetë i interesuar ta marrë drejtimin e Gjermanisë dhe ta zëvendësojë Joachim Loewin.