Trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp, ka folur rreth së ardhmes së tij pas triumfit në Premier League.
Gjermani që ka kontratë me të kuqtë deri në vitin 2024, ka bërë të ditur se nuk ka planifikuar asgjë.
53-vjeçari mund të largohet pas përfundimit të kontratës me Liverpoolin, për të pauzuar nga futbolli.
“Kanë kaluar shumë vjet prej se jam trajner dhe mendoj se është një kohë e gjatë. Në Mainz, qëndrova për shtatë vjet sikurse edhe te Dortmundi. Kam pesë vjet që jam këtu dhe kontrata ime skadon në vitin 2024. Nuk e di se çfarë do të ndodhë të jem i sinqertë, nuk kam planifikuar asgjë, mirëpo ndoshta do të më duhet një pushim më i gjatë”, u shpreh Klopp.
Pas triumfit në ligën angleze, krerët e klubit të Liverpoolit kanë planifikuar ta shpërblejnë Kloppin me një kontratë të re që do ta mbante atë në Anfield deri në vitin 2027.