Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi, ka folur për takimin që e ka pasur sot më ministrin e Shëndetësisë, Arben Vita, ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe ministrin e Financave, Hekuran Murati.
Kllokoqi tha se përkundër faktit që ishin ftuar për konsultim, ata në takim u informuan për vendimin e mbylljes së gastronomisë, qendrave tregtare, fitnesave dhe shkollave.
Kreu i Gastronomëve shtoi se mbyllka do të bëhet nga data 6 prill deri më 18 prill.
Sipas tij ky vendim është arbitrar dhe i njëanshëm dhe jo i pranueshëm për gastronominë e Kosovës.
“Ky vendim eshte vendim arbitrar, i njëanshëm, dhe jo i pranueshem për Gastronominë e Kosovës e cila çdo ditë e më shumë po rrëzohet për toke. Ne kundershtojme fuqishem kete vendim dhe do të vazhdojme të kundershtojme edhe më tutje çdo vendim që mirret njëanshem pa konsulltim.Të hënën në ora 14:00 mbahet Kuvendi i Shoqates së Gastronomëve të Kosovës ku do të vendosim bashkarisht për hapat e mëtutjeshëm dhe do i përgjigjemi Qeverisë së Kosovës për vendimin e marrë”.