Për herë të parë që nga fillimi i pandemisë, klinika ku njerëzit e infektuar me koronavirus hospitalizoheshin, nuk ka asnjë pacient të shtrirë. Kjo u bë e ditur nga Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar.
Ndërkaq, në Spitalin e Gjakovës është i shtrirë 1 pacient i konfirmuar me COVID-19.
Sa i përket pacientëve post-COVID, Klinika Infektive po i trajton 3 të tillë.
Klinika Infektive para disa muajve, pas qetësimit të situatës me COVID-19, ka filluar të ofrojë shërbime shëndetësore edhe për pacientët me sëmundje të tjera ngjitëse.