Klinaku, Haradinajt e Gucatit: Së shpejti bashkë, këtu ose atje

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL UÇK-së, Faton Klinaku ka reaguar përmes rrjetit social Facebook, pas aksionit të policisë së EULEX-it në zyrat e organizatës.

Klinaku ka publikuar një fotografi me disa miq të tij, ndërsa ka shkruar: Së shpejti bashkë, ose këtu ose atje. Ai këtë mesazh ka për kolegët e tij, Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati të cilët janë arrestuar sot gjatë ditës nga EULEX dhe dërguar për në Hagë.