Sportistët e ekipit olimpik të Kosovës kanë arritur suksese të jashtëzakonshme në Lojërat Olimpike të cilat po mbahen në Tokio të Japonisë.
Brenda vetëm dy ditësh, sportistët e Kosovës, gjegjësisht dy xhudistet, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova i kanë siguruar dy medalje të arta Kosovës, raporton Demokracia.com.
Distria Krasniqi ishte xhudistja e parë që tek në ditën e parë të fillimit të Lojërave Olimpike, ndërsa sot rrugës së saj iu bashkua edhe Nora Gjakova që triumfoi në kategorinë e saj deri në 57 kilogramë.
Por, pak njerëz mund ta dijnë se nga sa para përfitojnë sportistët kosovarë në rast të sukseseve në Lojërat Olimpike, Kampionatet Botërore ose ato Evropiane.
Në vitin 2013, Qeveria e Republikës së Kosovëskishte miratuar rregulloren për Ndarjen e Shpërblimeve Shtetërore për Sportistët që arrijnë rezultate kulmore në Garat Ndërkombëtare, si dhe Rregulloren për Mbështetjen e Përhershme Financiare të Sportistëve të cilët kanë Fituar Medalje në Lojërat Olimpike, në Kampionatet Botëror dhe Kampionatet Evropiane.
Shpërblimet shtetërore për sportistët që fitojnë medalje në gara zyrtare ndërkombëtare janë si vijon:
Lojërat Olimpike
Rekordi Olimpik – 200 mijë euro
Medalja e artë olimpike – 100 mijë euro
Medalja e argjendtë – 60 mijë euro
Medalja e bronztë – 40 mijë euro
Kampionati Botëror
Rekordi botëror – 100 mijë euro
Medalja e artë – 40 mijë euro
Medalja e argjendtë- 20 mijë euro
Medalja e bronztë 14 mijë euro
Kampionati Evropian
Rekordi evropian – 40 mijë euro
Medalja e artë – 20 mijë euro
Medalja e argjendtë – 14 mijë euro
Medalja e bronztë – 8 mijë euro
Me rregullore, trajneri i sportistit apo sportistëve që kanë fituar medalje, do të marrë si shpërblim 50% të shumës së shpërblimit që merr sportisti.
Sportistët e rinj që arrijnë rezultate në Lojëra Olimpike për të Rinj, Kampionate Botërore dhe Kampionate Evropiane në kategorinë deri në U23 shpërblehet në masën 25 për qind të vlerës së përcaktuar më lartë.