52 milionë euro është shuma që klubi i Barcelonës i ka ende detyrim ndaj Leo Messit, i cili vetëm pak ditë më parë firmosi kontratën me PSG.
Sipas gazetës “SPORT”, shuma është nga pagat e prapambetura që i detyrohej lojtarëve Bartomeu, kur ishte President i klubit.
Për të përballuar efektet e COVID-19, Bartomeu vendosi që të shtyjë disa paga të lojtarëve dhe tani avokatët e Messit po punojnë për shlyerjen e detyrimeve të fundit të Barcelonës ndaj argjentinasit.
Bartomeu pati thënë se Barcelona ka 250 milionë euro borxhe, ndërsa Laporta njoftoi se borxhi ka shkuar në 487 milionë euro.