Kosova dhe SHBA kanë nënshkruar sot marrëveshje ekonomike për nxitjen e investimeve.
Nënshkrues të kësaj marrëveshje kanë qenë Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe Adam Boehler, Kryeshef Ekzekutiv i Korporatës Financiare amerikane për Zhvillimin Ndërkombëtar.
Pika kryesore e kësaj marrëveshjeve është stimulimi i projekteve të reja ekonomike të cilat krijojnë vende të reja pune.
Kjo është përmbajtja e plotë e dokumentit:
“Ne, Avdullah Hoti, Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe Adam S. Boehler, Kryeshef Ekzekutiv i Korporatës Financiare amerikane për Zhvillimin Ndërkombëtar, e mirëpresim përmbylljen e shpejtë të marrëveshjes së re në mes të Kosovës dhe SHBA-së për Stimulim të Investimeve. Ne ndajmë dëshirën që kjo marrëveshje të nënshkruhet sa më parë që të jetë e mundshme dhe të hyjë në zbatim në të ardhmen sa më të afërt, pas përmbylljes së të gjitha procedurave.
Marrëveshja e re në mes të Kosovës dhe SHBA-së për Stimulim të Investimeve pritet që të sigurojë qasje të plotë të të gjitha investimeve të mbështetura nga Korporata Financiare për Zhvillim Ndërkombëtar e SHBA-së, si dhe të përcaktojë veprimet që lidhen me mbështetjen e korporatës për projektet në Kosovë dhe trajtimin nga Kosova të këtyre projekteve.
Pas marrëveshjes historike për normalizim ekonomik në mes të Kosovës dhe Serbisë të 4 shtatorit 2020 në Washington, Kosova dhe SHBA-së synojnë avancimin e negociatave, pas datës së hyrjes në fuqi të marrëveshjes së re për Stimulim të Investimeve, për projekte me rëndësi në Kosovë, përfshirë projekte që është arritur pajtueshmëri të cilat janë pjesë e marrëveshjes për normalizim ekonomik në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës synojnë besnikërisht implementimin e marrëveshjes së re në mes të dyja vendeve për Nxitjen e Investimeve. Derisa kjo marrëveshje të implementohet me besnikëri, të dy kombet presin identifikimin e projekteve të cilat më tej forcojnë integrimin ekonomik dhe zhvillim në rajon.
Mirëpresim këto të arritje si prova të prekshme të forcimit të marrëdhënieve në mes të dy vendeve tona.
Prishtinë, 21 shtator, 2020”.