Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë arritur marrëveshjen për Qeverinë e re. Të dy krerët e kësaj partie kanë nënshkruar marrëveshjen për bashkëqeverisje.
Në marrëveshjen të cilën po ua sjellim të plotë AAK-ja do të udhëheqë me zëvendëskryeministrin e parë, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë si dhe Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, ku ambienti nga infrastruktura kalon te ministria e ekonomisë.


