Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, dhe ajo e Punës dhe Mirëqenies Sociale janë ministritë që pritet t’i drejtojë Nisma Socialdemokrate nëse votohet qeveria e re.
Kjo mësohet nga marrëveshja e kësaj partie e nënshkruar me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Në bazë të kësaj marrëveshje, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj do të jetë zëvendëskryeministër.
Marrëveshja për bashkëqeverisje në mes të LDK-së dhe Nismës është nënshkruar sot dhe i ka 16 pika.

