Ministria e Financave dhe Transfereve ka bërë të ditur se është hapur llogaria për pranimin e parave që do të dedikohen për Fondin e Sigurisë së FSK-së.
Sipas Ministrisë së Financave, ky link do të jetë funksionuar duke filluar nga sot.
“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se Thesari i Kosovës ka hapur një llogari zyrtare bankare për pranimin e fondeve të cilat dedikohen për siguri – Fondi i Sigurisë. ”, thuhet në njoftim.
Po ashtu është theksuar se përmes këtij fondi mundësohet pranimi i donacioneve edhe nga mërgata.
Postimi i plotë:
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se Thesari i Kosovës ka hapur një llogari zyrtare bankare për pranimin e fondeve të cilat dedikohen për siguri – Fondi i Sigurisë.
Përmes këtij Fondi mundësohet pranimi i donacioneve të mërgatës sonë, si dhe çdo qytetari që është i interesuar të kontribuoj.