Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me odën e Farmacistëve të Kosovës, ka publikuar listën e barnatoreve kujdestare të cilat do të punojnë më 28 mars në gjithë Kosovën, pas orës 17 e deri në 06 të mëngjesit.
Kujtojmë se kujdestaria e barnatoreve ka ardhur si pasoj e gjendjes së krijuar me koronavirus dhe pas kufizimit të orarit të lëvizjeve për qytetarët e automjetet.
Tash me vendimin e ri të Qeverisë së Kosovës, lëvizja lejohet prej orës 06 deri në ora 17:00.




