Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka treguar hartën e raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë të 21 komunave, që do të mbahen të dilën.
Harta tregon se nga aspekti organizativ procesi i votimit do të mbahet në 66% të vendvotimeve apo në 1638 nga 2477.
Elezi ka treguar edhe numrin e qytetarëve që kanë të drejtë vote në këtë raund zgjedhjesh.
“Numri i qytetarëve me të drejtë vote në raundin e dytë, e që u takojnë këtyre 21 komunave, është 1,260,571. Numri i votuesve të certifikuar në raundin e parë për zgjedhjet në 38 komuna ka qenë 1,885,448 votues”, thuhet në njoftimin e tij.