Kjo është forma e aplikimit dhe rregullat për tërheqjen e 10% nga Trusti (Video)

Sot duke filluar nga ora 15:00, do të fillojë aplikimi për tërheqjen e 10%-shit të Trustit.

Në lidhje me këtë, Trusti Pensional i Kosovës ka publikuar udhëzimet dhe formën e aplikimit, shkruan lajmi.net.

1) Aplikimi për tërheqjen e 10%-shit do të bëhet vetëm përmes internetit (do të jetë një uebfaqe e veçantë, që do ta bëjmë publike sapo të hyjë ligji në fuqi) dhe jo fizikisht në zyrën e Trustit.

2) Aplikimi për tërheqje mund të bëhet nga çdo kontribuues që ka mjete në Trust.

3) Aplikimi mund të bëhet vetëm me llogari bankare aktive personale në Kosovë (jo me llogari bankare të familjarit apo kujtdo tjetër).

4) Aplikimi me llogari bankare jashtë Kosovës nuk mund të bëhet.

5) Aplikimi me llogari bankare të biznesit nuk mund të bëhet.

Aplikimi bëhet në faqen: www.trusti10.org.

Gjatë udhëzimit, thuhet se për aplikim duhet të shënohet numri personal dhe ai i llogarisë bankare, përcjell Telegrafi.

“Nuk mund të aplikohet me numër të llogarisë bankare të familjarit apo kujtdo tjetër dhe as llogari të biznesit. Nuk mund të aplikohet m llogari të bankës jashtë Kosovës”, njofton Trusti.

Ndryshe, sot në ora 15:00 hapet sistemi për aplikimin në Trust, për tërheqjen e 10 përqindëshit.