Një grua 34-vjeçare është gjetur e vdekur në Graçanicë, ka njoftuar Policia e Kosovës të enjten.
Ndërsa, Gazeta Stop, mëson se viktima është Artila Kameri nga Gjakova.
Sipas njoftimit, rasti është iniciuar si “hetim mbi vdekjen”.
Vdekjes e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.
“Aktualisht policia në koordinim me Prokurorinë ka nisur dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore që do të ndihmonin hetimin dhe sqarimin e rastit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, thuhet në njoftim.