Vrasja e Liridona Ademajt Murseli, ka tronditur opinionin në Kosovë dhe më gjerë.
Prapa kësaj vepre makabre, që ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Bërnicë të Prishtinës, dyshohet se është burri i saj, Naim Murseli, bashkë edhe me dy persona të tjerë.
Thuhet se Naim Murseli ka pranuar para organeve të drejtësisë organizimin e vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridonës.
Por, cila ishte arsyeja që e nxiti atë drejt kësaj ngjarje tragjike?
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Naim Murseli, para një kohe i ka paguar sigurimin jetësor Liridonës në një kompani të fuqishme suedeze.