Kim takohet me Bashën, Ramën dhe Metën: Qytetarët të votojnë në paqe

Me një status të shkurtër në Twitter, ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka njoftuar se këto 48 orë të fundit ka takuar tre figurat më të rëndësishme politike në vend.

Ajo thotë se ka takuar Bashën, Ramën dhe Metën, ndërsa mesazhi i saj është që shqiptarët të votojnë të lirë dhe në paqe.

Kujtojmë se nga dje në darkë, Presidenti Ilir meta u kthye në qendër të diskutimit me deklaratat e forta kundër ambasadores Kim.

“Takova kryetarin e PD-së Lulzim Basha sot, njësoj siç jam takuar me presidentin Ilir Meta dhe kryeministritn Edi Rama në 48 orët e fundit. Ne përsërisim se SHBA nuk mbështet asnjë parti ose kandidat. Por ne mbështesim absolutisht të drejtën e të gjithë qytetarëve të Shqipërisë për të votuar lirshëm dhe në paqe”.