Kim Kardashian ka nënshkruar letrat e divorcit për tu ndarë nga Kanye West.
Ylli i Keeping Up With The Kardashians dhe reperi i njohur, thuhet që janë duke përfunduar martesën prej shtatë vitesh, shkruan Mirror.
Kim u martua me fituesit e çmimeve ‘Grammy’ në vitin 2014, me një ceremoni madhështore në Itali.
Dyshja pritën në jetë katër fëmijë, North (shtatë vjeç), Saint (katër vjeç), Chicago (dy vjeç) dhe Psalm (një vjeç).
40-vjeçarja flitet që është duke kërkuar leje për të pasur kujdesin total ndaj fëmijëve, derisa Kanye është i lumtur me këtë vendim të saj.
Përkundër këtij fakti, palët ende nuk kanë mbërritur në një marrëveshje për ndarjen e pasurisë prej dy miliardë dollarë.
Letrat e divorcit raportohet të jenë bërë nga avokatja e Kim Kardashian, Laura Wasser, por që nuk përcakton një datë të ndarjes.
Ndarja e tyre vjen pasi për muaj me radhë kanë jetuar të ndarë, përfshirë edhe krisjet dhe mosmarrëveshjet kohëve të fundit.
Po ashtu, Kim në postimet e fundit në rrjete sociale nuk është parë duke mbajtur më unazën e martesës.
Ndërkohë, Kanye ka qenë duke shpenzuar kohën më të madhe në pronën e tyre në Wyoming, vlera e së cilës arrin 14 milionë dollarë.