Kim Kardashian West është në telashe. Një skulpturë romake e cila ka mundësi që të jetë vjedhur nga Italia po i krijon problem yllit të televizionit.
Emri i super influencer e cila sapo ka dalë nga një divorc me Kanye West, citohet në dokument se ajo ishte e përfshirë në importimin e një statuje antike romake që zyrtarët amerikanë thonë se ishte vjedhur nga Italia.
Statuja u bllokua nga dogana në portin e Los Angelos 5 vite më parë.
Një zëdhënës i Kardashian West tha se ajo “kurrë nuk e bleu këtë statujë” dhe se “kjo është e para që ajo ka mësuar për ekzistencën e kësaj”.
“Ne besojmë se mund të jetë blerë duke përdorur emrin e saj pa autorizim dhe se ajo nuk u mor kurrë me këtë statujë apo të ishte në dijeni të transaksionit,” tha zëdhënësi në një deklaratë dërguar me email për CNN. “
Statuja është vlerësuar se kushton mbi 745,000 dollarë.