Kim Jong-un u shfaq në publik për herë të parë pas 20 dite.
Pas spekulimeve me javë të tëra për shëndetin e tij, disa video janë shfaqur duke hedhur poshtë akuzat për shëndetin e dobët të Kim apo edhe për vdekjen e tij.
Pamjet tregojnë se ai po fliste me zyrtarë të ndryshëm, duke pirë cigare dhe duke qeshur. Përkundrazi, ai nuk përdori as një patericë si ndihmë për të ecur, që ishte rasti, për shembull, në vitin 2014 kur u shfaq në publik pas një operacioni të supozuar të kyçit të këmbës, transmeton Telegrafi.
Por media së shpejti vuri re një të dhënë interesante në pamjet e videos, një pikë në dorën e tij që mund të tregonte se udhëheqësi i Koresë së Veriut së fundmi i ishte nënshtruar disa procedurave mjekësore.
Një pikë në krah
Mediet shtetërore publikuan të shtunën pamjet që tregonin liderin e Koresë së Veriut duke hipur në një makinë të golfit dhe duke biseduar me zyrtarët.
Por së shpejti filluan spekulimet për një vrimë misterioze në kyçin e dorës së djathtë, që më herët lideri korean nuk e kishte, njoftoi NK News.
Duke pasur parasysh se informacionet që vijnë nga Koreja e Veriut janë shumë shpesh të kontrolluara dhe të kufizuara, autoritetet shtetërore nuk kanë dhënë asnjë të dhënë ose koment për gjurmën në dorën e Kim Jong-un.
Një ekspert mjekësor amerikan tha për NK News se një gjurmë e tillë e vogël mund të tregojë një procedurë të fundit kardiovaskulare, domethënë një vrimë të mundshme të arteries radiale. /Telegrafi/