Deputetja Doarsa Kica-Xhelili ka reaguar pas raportimeve të djeshme që janë gjetur mostrat e Astrit Deharit.
Ajo ka thënë se ministrja e Drejtësisë nuk ka kredibilitet më, duke shtuar se drejtësia sot është marrë nën patronazh individësh.
“Këtë vend po e vrasin në mënyrë serike, pa dallim. Po e vrasin, po e përdhunojnë çdo dozë njerzillëku, e në fund s’po e lënë as të qaj. Për më keq, janë përfshirë emocionet e një familjeje që këtë dhimbje borxh askujt s’ia patën. Emocione që janë përdorur e keqpërdorur. Përdoren e keqpërdoren” ka thënë mes të tjerash Kica-Xhelili.
POSTIMI I PLOTË:
“Zhduken” mostrat e Astrit Deharit. Tani qenkan “kthyer” në një frigorifer pa qasje në kamera.
Për çfarë shteti po flasim? Për çfarë drejtësie po flasim? Për çfarë hetime po flasim?
Kjo nuk është shokuese. Kjo është terror! Terror serik mbi drejtësinë!
Kjo gjendje veç normale nuk është. Tanimë Instituti i Mjekësisë Ligjore veç dëshmi e drejtësi s’mund të nxjerrë.
Ministrat e drejtësisë nuk kanë kredibilitet më. As dikur, as sot. Ja që sot përgjegjësit fshihen. Të dikurshmit e të sotmit, njëlloj. Aktakuza dikur, aktakuza sot. Sot s’ke as kujt i kërkon dorëheqje, as përgjegjësi. I kanë normalizuar të gjitha. Edhe harresën, edhe apatinë kolektive.
Kur kërkojmë drejtësi, na thonë “mos kërkoni ju” që nuk e keni njohur. Drejtësia është marrë nën patronazh individësh sot.
Këtë vend po e vrasin në mënyrë serike, pa dallim. Po e vrasin, po e përdhunojnë çdo dozë njerzillëku, e në fund s’po e lënë as të qaj. Për më keq, janë përfshirë emocionet e një familjeje që këtë dhimbje borxh askujt s’ia patën. Emocione që janë përdorur e keqpërdorur. Përdoren e keqpërdoren.
Por, kjo nuk duhet ta step asnjërin nga ne. Përkundrazi! Ja që duhet të kërkojmë drejtësi. Ja që do të flasim. Ja që s’do të pyesim. Ja që s’do të ndalemi as kur në banalitetet e skajshme të çnjerzillëkut ta ndalojnë fjalën edhe në kërkim të drejtësisë. Ja që ky rast, fatkeqësisht, nuk është më vetëm i familjes së tij. Ja që ky rast nuk është partiak. Ja që ky rast sot jemi të gjithë pa dallim.
Ja që ky rast nuk ka guxuar t’i ndodh askujt, por sot duket që mund t’i ndodh secilit.
Ja pse kemi pasur nevojë për Veting gjithpërfshirës. Ja pse na janë prerë këmbët sot nga Komisioni i Venecias, sepse për padrejtësinë tonë pyetëm të tjerët, sepse nuk ishim kurrë të zot për veten.
Ja që sot as s’mund të diskutosh në Kuvend pa u devijuar çdo temë e qëllim.
Ja që sot çdo temë politizohet, edhe nga ata që bërtasin e brohorasin si duhet depolitizuar edhe ky rast.
…
Pastaj kërkojmë të na besojnë kur flasim për drejtësi e politikë.
Nuk na besojnë, e mund të mos na besojnë më kurrë, dhe me të drejtë – sepse ata që morën drejtësinë në pronësi ndër vite, si dikur, si sot, padrejtësitë më të mëdha i bënë në emër të drejtësisë.