Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, tha se LDK nuk shkon në tavolina ku bëhen pazare, duke iu referuar takimit mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së Memli Krasniqi.
Ajo përsëriti se LDK nuk shkon për të bërë pazare dhe se marrëveshjet ndërkombëtare tha se i kanë votuar “pa asnjë interes”.
“Ne nuk kemi asgjë për të biseduar me një njeri që të thërret në tavolinë për pazare. Diskutimet e tilla të ligjbërjes i ke në Kuvend, ku ne i bëjmë. Pazare ne nuk shkojmë për të bërë për të votuar marrëveshje ndërkombëtare, i kemi votuar pa asnjë interes dhe nuk i kemi votuar vetëm ato për të cilat ka qenë bindje ideologjike e jona për të mos i votuar”, u shpreh ajo.
“Tani a e kontrabandojnë Kodin Civil brenda një dite ose jo, nuk e di, nuk do të befasohesha sepse në vazhdën se si ka operuar LVV ka qenë që brenda ditës kanë kontrabanduar ligje dhe i kanë ftuar edhe komisionet që të bëhen dy leximet brenda ditës në mënyrë që ne mos të kemi mundësi as të mos komentojmë mbi to”, tha Kica-Xhelili në Pressing.