KFOR përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se njësite e specializuara shumëkombëshe në kuadër të misionit të KFOR-it janë vazhdimisht të pranishme në Urën e Ibrit, ku kryejnë patrullime në zonat përreth për garantuar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet lokale.
“Njësitë e Specializuara Shumëkombëshe të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja sigurojnë praninë e vazhdueshme në Urën e Austerlitz dhe kryejnë patrulla të rregullta në zonat përreth për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjitha komunitetet lokale”, thuhet në njoftim, duke iu refruar Urës së Ibrit si “Ura e Austerlitz” për shkak të ngjashmërisë së ngushtë me Pont d’Austerlitz-in francez.
KFOR ka ritheksuar për angazhimin në Kosovë në bazë të mandatit të tyre të bazuar në Rezolutën 1244 të OKB-së për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë.
Kohëve të fundit është rikthye tema e hapjes së Urës së Ibrit për qarkullim edhe të automjeteve. Zv.komandanti i Policisë së Kosovës, Veton Elshani, kisthe parlajmëruar se një gjë e tillë do të ndodh shumë shpejt. Nga Brukseli ndërkohë kanë thënë se një vendim i tillë duhet të jetë produkt i dialogut në Bruksel dhe kanë shprehur gatishmëri për ta futur në agjendë të bisedimeve.