KFOR-i është detyryar të ndërhyjë për shpërndarjen e protestuesve në Zveçan.
Paraprakisht i paralajmëroi protestuesit që të shpërndahen, por ata nuk u bindën.
Ju po shkaktoni trazira. Po e rrezikoni veten dhe komunitetin tuaj. Largohuni nga zona dhe shkoni në shtëpi – në të kundërtën, KFOR-i do të detyrohet të ndërhyjë”, ishte audio-paralajmërimi i KFOR-it.
Gaz lotsjellës, flakë dhe shtëllunga tymi kanë përfshirë zonën, ndërkohë që dëgjohen edhe sirena.
