KFOR-i ka njoftuar se kanë rritur numrin dhe kohëzgjatjen e patrullimeve rutinore në Kosovë, përfshirë edhe në veri të vendit, për të siguruar mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes.
KFOR-i bën me dije se janë duke monitoruar nga afër situatën në tërë Kosovën “dhe mbetet i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij”.
“KFOR-i po monitoron nga afër situatën në të gjithë Kosovën dhe mbetet i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – i cili rrjedh nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë. KFOR-i ka rritur numrin dhe kohëzgjatjen e patrullimeve rutinore në të gjithë Kosovën, përfshirë edhe Kosovën veriore”, thuhet në komunikatë.
Gjatë ditës është raportuar për një ndërhyrje të KFOR-it për zhbllokim të situatës në veri të vendit, ku tash e një javë, banorë serbë kanë bllokuar pikën kufitare në Jarinjë.