Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se shtesat e fundvitit për fëmijë e për pensionistë janë mirëpritur nga shumë qytetarë.
Por, sipas tij, ka edhe prej atyre që kanë deklaruar se shtesat e tilla nuk do duhej t’i merrnin sepse nuk kanë nevojë, teksa shtoi se për ta mundësuar heqjen nga lista e përfitimit në mënyrë vullnetare, e kanë përgatitur një formular online.
“Por ka edhe prej atyre që deklarojnë se shtesat e tilla ata nuk do duhej t’i merrnin sepse nuk kanë nevojë. Për ta mundësuar heqjen nga lista e përfitimit të shtesës së njëhershme prej 100 euro për fëmijë e për pensionistë, kemi përgatitur formularin online ku secili që dëshiron vullnetarisht të heq dorë, mund ta bëjë këtë për 2 minuta, duke plotësuar formularin në vijim: https://see.rks-gov.net Jam i bindur që disa deputetë të opozitës dhe disa analistë do të jenë të parët që do ta plotësojnë. Andaj mos hezitoni t’a ndani edhe me ta këtë formular”, ka shkruar Murati.