Ministria e Shëndetësisë është duke planifikuar masa të reja pas 18 majit. Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), janë shëruar 622 raste nga 862 sa janë gjithsej.
Faza e dytë do të fillojë me 18 maj, kurse faza e tretë në fillim të muajit qershor.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë gjatë kësaj faze do të lejohen këto veprimtari:
-Tregtia me pakicë
-Dentistët dhe fizioterapeutët
-Floktarët dhe sallonet e ondulimit.
Sipas të dhënave të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, në Kosovë janë konfirmuar 862 raste me koronavirus, ku 622 janë shëruar, ndërkaq, 28 pacientë kanë vdekur.
Ndërkaq, rastet e para me COVID-19 në Kosovë u shënuan më 13 mars. Për shkak të pandemisë së koronavirusit, autoritetet kanë shpallur gjendje emergjente të shëndetit pubik.