Këto proteina ndihmojnë kundër infeksioneve

Pasi që stili i të ushqyerit është shumë i rëndësishëm, “EatingWell” ka bërë të ditur se katër proteina mund të ndihmojnë kundër infeksioneve të ndryshme.

Të parat u klasifikuan fasulet.

Fasulet kanë shumë lloje dhe të gjitha cilësohen shumë të mira për shëndetin, pasi që janë të pasura me proteinë.

Përveç proteinës fasulet të pasura janë me shumë fibra, të cilat ndihmojnë tretjen e mirë të ushqimit.

Peshqit me yndyrë si salmoni apo tuna, janë klasifikuar po ashtu shumë të shëndetshëm. Peshqit janë të pasur me yndyrën e njohur si Omega 3, e cila e ndihmon shumë imunitetin e organizmit në përgjithësi dhe ka veti anti-infeksion.

Të ushqyerit me peshk ulë rrezikun nga sëmundjet e zemrës.

Peshqit gjithashtu janë të pasur me vitaminë D dhe njihen si antioksidant të fuqishëm. Për ata persona që nuk e pëlqejnë peshkun, është e rëndësishme të dihet se ka ushqime të tjera të pasura me omega 3, si farat chia e ato të lirit.

Thjerrëzat që janë klasifikuar të tretat, hyjnë në grupin e lagumeve, pjesë e të cilave janë edhe fasulet.

Thjerrëzat janë të pasura me shumë polifenole, një përbërës i perimeve që janë antioksidant të fuqishëm që ndihmon kundër infeksioneve.

Anëtaret e lagumeve janë të pasura me probiotik, të cilët ndihmojnë mirëqenien e stomakut.

Të katërtat janë arroret që sikur fasulet edhe këto janë të pasura me anti-inflamator.

Arroret janë të pasura me acide yndyrore të shëndetshme, vitaminë E, selenium, bakër, fibra dhe antioksidant të fuqishëm kundër stresit oksodativ, i cili mund të shkaktojë infeksione e sëmundje të ndryshme.

Për më shumë, arroret kanë prezencë të proteinës po aq sa peshku, vezët apo mishi.