Në 12 lagje të Prishtinës ka të prekur me Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur Burim Gashi, Drejtor i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës. Ai ka bërë të ditur se në kryeqytet aktualisht janë 140 raste aktive me koronavirus.
“Kemi 12 lagje të Prishtinës dhe rasti i fundit që ishte në Hajvali. Përfshihen lagjet Ulpiana, Dardania, Arbëria, Kodra e Diellit, Kolovicë, Sofali, Mati 1, Emshir, Kodra e Trimave, Kroi i Njelmët, Vreshta dhe Parku i Qytetit”, tha Gashi për RTV Dukagjinin.
“Këto i kishim lagjet deri më tani Nesër do t’i identifikojmë edhe lagjet e tjera që besoj që do të ketë edhe ndonjë lagje tjetër që do t’i shtohet këtij numri’, tha ai.
Ndërkohë janë 75 persona në Prishtinë që e kanë mundur Covid-19.
“Vlen të theksohet se sonte kemi edhe 2 të shëruar dhe 75 të shëruar në kryeqytet”, theksoi ai.