Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e radhës, të 148-tën me radhë, në të cilën ka miratuar:
– Vendimin me të cilin Qeveria e Republikës së Kosovës, në pajtim me kërkesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës të datës 24 maj 2023, jep mendim lidhur me Nismën legjislative për “Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-005 për tatimin në Pronën e Paluajtshme”. Sipas tij, Qeveria i përgjigjet negativisht kërkesës së deputetëve të Kuvendit.
– Vendimin me të cilin Qeveria e Republikës së Kosovës, në pajtim me Kërkesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës të datës 14 qershor 2023, jep mendim pozitiv lidhur me Nismën legjislative për “Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 08/L-128. Zyrtarët Publikë”.
– Projektligjin për Artin dhe Kulturën.
– Projektligjin për Vlerësimin Strategjik Mjedisor.
– Projektligjin për Administrimin e Ndërtesave dhe Lagjeve të Banimit në Bashkëpronësi.
– Projektligjin për Performancën Energjetike të Ndërtesave.
– Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Lirinë e Asociimit në Organizata Joqeveritare.
– Projektligjin për Agjencinë e Regjistrimit Civil.
– Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.06/037 për Metrologji.
– Platformën Vjetore të Politikës së Inteligjencës dhe Sigurisë për vitin 2023.
– Themelimin e Zyrës për Kontrollimin dhe Harmonizimin Gjuhësor, brenda Zyrës së Kryeministrit për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe të Agjencive të Pavarura.
– Ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr.15/158 të datës 29 nëntor 2013, për ndryshimin e kushteve të hyrjes dhe Regjimit të Vizave për të Huajt në Republikën e Kosovës. Sipas këtij ndryshim-plotësimi, shteti i Singaporit i shtohet listës së shteteve, shtetasit e të cilit lirohen nga regjimi i vizave për hyrje, tranzit dhe qëndrim në territorin e Republikës së Kosovës deri në 90 ditë, për një periudhë gjashtë mujore, prej datës së hyrjes së parë.
– Vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr.06/27 të datës 30 prill 2020, për ndryshimin dhe plotësimin e listës së artikujve për përdorim të përbashkët që janë objekt i procedurës qendrore të prokurimit publik.
– Ndarja e mjeteve buxhetore në vlerë prej 11,000,000.00 milionë euro (njëmbëdhjetë milionë euro) për zbatimin e Masës 2.2- Mbështetje bizneseve për qasje në financa të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.
– Vendimin Përfundimtar për shpronësim për interes publik i pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i projektit: “Ndërtimi i Parkut Fotovoltaik” për nevoja të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK-Sh.A), Zona Kadastrale Kryshevc, Komuna Obiliq dhe Zona Kadastrale Fushë Kosovë, Komuna Fushë Kosovë.
– Vendimin për shqyrtimin e mëtejmë të Kërkesës për shpronësim për realizimin e projektit për renovimin dhe ri-konfigurimin e Stadiumit Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë.
– Nismën për lidhjen e Marrëveshjes dypalëshe ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi për Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA III, për vitet 2021-2027.
– Strategjinë për Zhvillim Industrial dhe Mbështetje të Biznesit 2030. Qëllimi i së cilës është ofrimi i një kornize strategjike të politikave për nxitjen e zhvillimit industrial, vizioni i së cilës është që deri në vitin 2030, industria e Kosovës të jetë e transformuar në një industri më të integruar globalisht e cila do të jetë në gjendje të prodhojë produkte me vlerë të shtuar të lartë dhe të ofrojë punësim të denjë.
– Planin e Veprimit 2023-2025 për zbatimin e Strategjisë për Zhvillim Rajonal.
– Koncept-dokumentin në Fushën e Patentë Shoferit.
– Strategjinë për Parandalimin dhe Luftimin e Terrorizmit 2023-2028 dhe Planit të Veprimit. Qëllimi i kësaj Strategjie është të mbrojë Republikën e Kosovës, qytetarët, vlerat dhe interesat e saj nga kërcënimet e terrorizmit, përmes orientimit të politikave dhe forcimit të qasjes gjithëpërfshirëse në parandalimin dhe luftimin e terrorizmit.
– Strategjinë Shtetërore për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë tjera 2023-2028 dhe Planit të Veprimit.
– Ndarjen e 3.2 milionë eurove për Projektin e renovimit të Stadiumit “Adem Jashari” në Mitrovicë.
– Vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore për Agjencinë e Statistikave për krijimin e projektit të ri kapital “Furnizimi me Pajisje të Teknologjisë Informative”.
– Raportin e Konsoliduar Vjetor për Funksionimin e Sistemit të Kontrollit të Brendshëm të Financave Publike në Subjektet e Sektorit Publik për vitin 2022, i cili pasqyron një përmbledhje të vlerësimeve të kryera për subjektet e sektorit publik në fushën e Kontrollit të Brendshëm të Financave Publike në Kosovë për vitin 2022, si dhe përmban të gjeturat, konkluzionet dhe rekomandimet për përmirësime të mëtutjeshme.
– Koncept-dokumentin për Realizimin e të drejtave civile përfshirë të drejtën e palëve për gjykim brenda kohës së arsyeshme.
– Vendimin që organizatat “Mbrojtja Civile/Civilna zaštita” dhe komponenta e saj “Brigada e Veriut/Severna brigada”, të shpallen organizata terroriste, të cilat bazuar në vlerësimet e institucioneve të sigurisë në Republikën e Kosovës, formacionet ilegale “Mbrojtja Civile/Civilna zaštita” dhe komponenta e saj “Brigada e Veriut/Severna brigada”, paraqesin kërcenim serioz dhe të drejtpërdrejtë për rendin kushtetues dhe sigurinë e Republikës së Kosovës.
– Vendimin për emërimin e anëtarit ndërkombëtar në Këshillin Shtetëror të Cilësisë (KShC) në Agjencinë e Kosovës për Akreditim.
– Vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për nënshkrimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe GIZ-it për “Projektin Mbështetja për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Sektorit të Bujqësisë në Zonat Rurale përmes Diversifikimit të Aktiviteteve”.
– Vendimin për aprovimin e Agjenda Digjitale e Kosovës 2030, e cila ka për qëllim përcaktimin e politikave dhe prioriteteve të Republikës së Kosovës, në kontekstin e transformimit digjital të vazhdueshëm sipas kërkesave dhe trendeve globale digjitale.
– Vendimin për ndryshim dhe plotësimin e pikës 1.1 të Vendimit Nr. 30/116 i datës 28.12.2022. Përmes të cilit kërkohet të autorizohet Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës të nënshkruajë memorandum të bashkëpunimit me Fondin Pensional të Republikës së Kosovës me qëllim të përcaktimit të metodologjisë së rimbursimit të kursimeve pensionale deri me datën 15 korrik 2023.
– Vendimin për themelimin e Bordit Këshillues për themelimin e Shkollës Kombëtare të Administratës së Kosovës.
Bordi Këshillues përbëhet nga anëtarët si në vijim:
1. Mr. Bardhyl Dobra, Zëvendësministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Kryesues;
2. Prof. Dr. Wolfgang Drechsler – Harvard University/University College London/Tallinn Technology University, Gjermani;
3. Prof. Dr. Alketa Peci – Fundacao Getulio Vargas, Shqipëri/Brazil;
4. Assoc. Prof. Dr. Besnik Pula, Virginia Tech, Kosovë/SHBA;
5. Prof. Dr. Michel de Vries – Radboud University, Holandë;
6. Prof. Dr. Hiroko Shimada Logie – University of Kyoto/ ish-drejtoreshë e Autoritetit Kombëtar të Shërbimit Civil, Japoni;
7. Dr. Anneli Temmes – ish-Drejtoreshë Ekzekutive e HAUS Finnish Institute of Public Management, Finlandë;
8. Prof. Dr. Andrew Massey – King’s College, Britani e Madhe;
9. Prof. Dr. Eko Prasojo – Univesitas Indonesia dhe ish-Ministër i Administratës Publike, Indonezi;
10. Prof. Dr. Arben Hajrullahu, Universitet i Prishtinës –Hasan Prishtina, Kosovë;
11. Dr. Julien Theron – Instituti Kombëtar i Shërbimit Publik (INSP), Francë.