Shega është shumë e dobishme për shëndetin dhe imunitetin e njeriut. Dr Dixa Bhavsar, rekomandon frutat me ngjyrë të kuqe në dietën e gjithkujt për arsye të ndryshme, përfshirë pastrimin e lëkurës dhe shkëlqimin për flokët.
“Shega është një nga frutat e mia të preferuara. Ajo është e mbushur me shumë lëndë ushqyese dhe antioksidantë. Ju jep lëkurë të pastër, flokë me shkëlqim dhe zorrë të shëndetshme. Nuk mund të kërkoja më mirë, “shkroi ajo në Instagram.
Tutje ajo përmendi edhe përfitime të tjera nga konsumimi i shegës, shkruan Indianexpress, transmeton Klankosova.tv.
*Lehtëson etjen e tepërt dhe ndjesinë e djegies.
*Mund të tretet lehtë.
*Ka shije astringente e cila ndihmon në lehtësimin e diarresë, IBS dhe kolitit ulcerativ.
*Është e mirë për zemrën dhe redukton hipertensionin dhe kolesterolin.
*Gjithashtu ka tre herë më shumë antioksidantë se vera e kuqe dhe çaji jeshil, prandaj është një nga ushqimet më të mira anti-inflamatore.
*Përveç antioksidantëve, shegët janë burim i fibrave, vitaminave B, vitaminës C, vitaminës K dhe kaliumit.
*Ndihmon në uljen e rezistencës ndaj insulinës dhe ul sheqerin në gjak.