Pasi të keni kaluar periudhën fillestare të të dashuruarit, shpesh të referuar si “faza e muajit të mjaltit”, filloni të mendoni nëse personi me të cilin po dilni është i duhuri për ju.
Ekspertët e lidhjeve të dashurisë, identifikuan nëntë shenja që tregojnë se personi me të cilin po dilni është i duhuri, shkruan The Independent, përcjell Klankosova.tv.
1. Kompromisi
Çelësi i çdo marrëdhënie të suksesshme është kompromisi, këtë e thotë Kate Moyle, psikoterapiste e lidhjeve të dashurisë.
Mënyra se si jeni në gjendje të bëni kompromis dhe të negocioni me një partner është një tregues kryesor se sa përshtateni me njëri-tjetrin.
2.A iu bën të ndiheni mirë me veten?
Trajneri i takimeve., James Preece thotë se duhet t’u thoni lamtumirë partnerëve që ju bëjnë të pyesni vazhdimisht vetën për pamjen tuaj.
3.A është dëgjues i mirë?
Një partner i mirë do të dëgjojë me vëmendje në gjithçka që keni për të thënë, pavarësisht se sa i mërzitshëm mund të jetë diskutimi
4.A keni shumë të përbashkëta?
Nuk keni nevojë të keni të njëjtat interesa që lidhja juaj të funksionoi mirë. Mund të keni pikëpamjet tuaja për fëmijët, ku dëshironi të jetoni, ose thjesht si zgjidhni të jetoni jetën tuaj.
5.Keni diskutime të shëndetshme kur nuk pajtoheni
Mosmarrëveshjet nuk janë domosdoshmërisht një gjë e keqe në një marrëdhënie. Në fakt, në varësi të mënyrës se si i trajtoni ato, ato mund të jenë pjesë përbërëse e jetëgjatësisë së një partneriteti.
6.Nuk keni frikë t’u tregoni atyre atë që keni në mendje
Kur je me personin e duhur, nuk ka gjykim, ose se të paktën nuk duhet të ketë. Ju duhet të ndjeheni të lirë të jeni vetvetja dhe të tregoni të gjitha anët e personalitetit tuaj.
7.Ai iu kushton vëmendje
Shumë shpesh ne jemi të hutuar nga teknologjia, por në një lidhje të shëndetshme kjo nuk duhet t’ua marrë vëmendjen.
8.Miqtë dhe familja juaj e duan partnerin tuaj
Mund të tingëllojë e qartë, por nëse miqtë dhe familja shoqërohen me personin me të cilin ju po dilni, atëherë kjo është një shenjë se ai person është i duhuri për ju.
9.Ai bën gjëra të vogla për ju
Një gjest nuk duhet të jetë madhështor për të qenë romantik. Në fakt, ndonjëherë janë gjestet e vogla dhe delikate ato që kanë kuptimin më të madh.
Thjesht edhe kapja e dorës në një moment të papapritur mund të jetë një gjest kuptimplotë.