Këto janë masat anti-COVID që pritet t’i marrë sot qeveria

Disa nga masat që qeveria priten t’i votojë sot janë që mësimi për nivelet e arsimit parauniversitar të mos fillojë para 26 shtatorit, institucionet publiket të punojnë vetëm me staf esencial, gastronomia të vazhdojë me masat aktuale, paraqitja e certifikatës së vaksinimit apo të testeve për kovid në pikat kufitare për personat mbi moshën 16 vjeçare, qendrat dhe institucionet kulturore t’i pezullojnë aktivitetet deri më 26 shtator.

Qeveria e Kosovës aktualisht po mban mbledhje në formë elektronike, nga ku pritet që të vendosen masat e reja anti-COVID-19.

Lajmin për mbajtjen e kësaj mbledhjeje e ka konfirmuar zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu.