Këto janë 17 subjektet politike që deri tash kanë aplikuar për pjesëmarrje në zgjedhje

Deri tash, 17 subjekte politike kanë aplikuar në KQZ për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Këtë e ka bërë të ditur për lajmi.net, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Ai ka bërë të ditur se nga këto 17 subjekte,  11 janë parti politike, një koalicion dhe pesë iniciativa qytetare.

“Jemi duke pritur aplikimin e subjekteve politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 shkurtit. Deri në këtë kohë kemi pranuar aplikimin e 17 subjekteve politike, pra nga 11 parti politike, 1 koalicion dhe 5 iniciativa qytetare, me gjithsej 334 kandidatë”, thuhet në përgjigjen e Elezit për lajmi.net.

Nga ajo që shihet  në tabelën e partive që kanë aplikuar deri më tani, vërehet se ani pse jemi shumë afër përfundimit të afatit, asnjëra nga partitë e mëdha nuk ka aplikuar deri tash.