Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU), në
kuadër të angazhimeve dhe detyrave ligjore të bashkëpunimit ndërkombëtar me shtetet tjera,
gjatë periudhës së fundit në koordinim me organet e drejtësisë dhe mbështetur nga njësitë tjera
policore, ka realizuar me sukses një numër të ekstradimeve, transfereve dhe deportimeve, thuhet në komunikatën për media.
Komunikata e plotë:
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU), në
kuadër të angazhimeve dhe detyrave ligjore të bashkëpunimit ndërkombëtar me shtetet tjera,
gjatë periudhës së fundit në koordinim me organet e drejtësisë dhe mbështetur nga njësitë tjera
policore, ka realizuar me sukses një numër të ekstradimeve, transfereve dhe deportimeve, më
konkretisht janë kryer këto aktivitete nga fusha e bashkëpunimit ndërkombëtar:
Me datën 08.11.2023 është ekstraduar shtetasi i Republikës së Kosovës, i kërkuar me
urdhërarrest ndërkombëtar nga autoritetet tona për veprën penale ‘vrasje’.
Personi është ekstraduar nga Mali i Zi në Republikën e Kosovës.
Me datën 10.11.2023 është transferuar personi shtetas i Republikës së Kosovës, për
veprën penale ‘vrasje’. Personi është transferuar nga Belgjika në Republikën e Kosovës.
Me datën 13.11.2023 është transferuar personi shtetas i Republikës së Kosovës, për
veprën penale ‘vjedhje’ dhe i njëjti është transferuar nga Belgjika në Republikën e
Kosovës.
Me datën 14.11.2023 është ekstraduar personi shtetas i Gjermanisë, i kërkuar me
urdhërarrest ndërkombëtar nga autoritetet e Austrisë për veprën penale ‘vjedhje e rëndë
komerciale’.
Personi është ekstraduar nga Republika e Kosovës në Austri.
Me datën 15.11.2023 është deportuar personi i kërkuar shtetas i Polonisë, për veprën
penale ‘prishje e rendit dhe qetësisë publike’, ‘mospërfillje e urdhëresave të personave
zyrtarë’.
Personi është deportuar nga Republika e Kosovës për në Poloni.
Profesionalizëm / Integritet / Llogaridhënie
Me datën 15.11.2023 është ekstraduar personi shtetas i Turqisë, i kërkuar me urdhërarrest
ndërkombëtar nga autoritetet e Turqisë për veprën penale ‘keqtrajtim seksual i fëmijëve’.
Personi është ekstraduar nga Republika e Kosovës në Turqi.
Me datën 21.11.2023 është ekstraduar personi shtetas i Maqedonisë së Veriut, i kërkuar
me urdhërarrest ndërkombëtar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut për veprën penale
‘vjedhje e rëndë’ dhe i njëjti është ekstraduar nga R. e Kosovës ne Maqedoninë e Veriut.
Me datën 22.11.2023 është ekstraduar personi shtetas i RKS-së, i kërkuar me urdhërarrest
ndërkombëtar nga autoritetet tona për veprën penale ‘tentim vrasje’, ku i njëjti është
ekstraduar nga Gjermania në Republikën e Kosovës.
Me datën 29.11.2023 është ekstraduar personi shtetas i RKS-së, i kërkuar me urdhërarrest
ndërkombëtar nga autoritetet tona për veprën penale ‘tentim vrasje’. Personi është
ekstraduar nga Franca në Republikën e Kosovës.
Me datën 12.12.2023 është ekstraduar personi shtetas i Malit të Zi, i kërkuar me
urdhërarrest ndërkombëtar nga autoritetet gjermane për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’.
Personi është ekstraduar nga R. e Kosovës në Gjermani.
Me datën 12.12.2023 është ekstraduar personi shtetas i RKS-së, i kërkuar me urdhërarrest
ndërkombëtar nga autoritetet tona për veprën penale ‘grabitje’. Personi është ekstraduar
nga Gjermania në Republikën e Kosovës.
Me datën 13.12.2023 është ekstraduar personi shtetas i RKS-së, i kërkuar me urdhërarrest
ndërkombëtar nga autoritetet tona për veprën penale ‘trafikim me narkotikë’. Personi është
ekstraduar nga Gjermania në Republikën e Kosovës.
Policia e Kosovës përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU), ka
vazhduar në avancimin e bashkëpunimit ndërkombëtar me institucionet e zbatimit të ligjit të
shteteve tjera dhe me organizatat ndërkombëtare policore dhe të sigurisë, me qëllim arrestimin e
personave të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar, ekstradimin apo sjelljen e tyre para
organeve të drejtësisë dhe një bashkëpunim dhe koordinim i tillë do të vazhdojë në frymën e
partneritetit dhe besimit reciprok edhe në të ardhmen.