Dukagjini dhe Trepça ’89 do të luajnë edhe zyrtarisht ndeshjen e barazhit për Superligën e Kosovës në futboll.
“Minatorët” mbyllën edicionin në vendin e 8-të në elitën e futbollit kosovar dhe kësisoj kanë edhe një mundësi për të mbijetuar.
Finalisti i Kupës së Kosovës, Dukagjini është skuadra nga Liga e Parë që ka siguruar barazhin për inkuadrim në kampionatin elitar.
“Hithat” fillimisht “dogjën” Flamurtarin në barazhin e Ligës së Parë para pak ditësh, ndërkohë tani do të përballen me “Xehetarët”.
Ndeshja mes Dukagjinit dhe Trepçës ’89 do të zhvillohet në javën e ardhshme.