Festival “Sunny Hill” njofton se biletat e kategorisë “Believers”, të blera për festivalin që u mbajt në Prishtinë, do të vlejnë edhe për Tiranë.
Festivali “Sunny Hill” do të mbahet në Tiranë, më datë 26, 27, 28 gusht. Dhe, ata që kanë blerë biletat e para në Prishtinë, do t’u vlejnë edhe në festivalin tjetër.
“’Believers e Sunny Hill Prishtina do të vinë me ne në Tiranë”, ka njoftuar sot faqja e festivalit.
Biletat e njëjta janë valide për tri ditët e festivalit që do të mbahet në kryeqytetin e Shqipërisë.
Akoma nuk dihet se kush do të jenë përformuesit në Tiranë, por flitet se festivali i këngëtares Dua Lipa do të sjell yje botërorë.
Në Prishtinë, “Sunny Hill” është mbajtur në datat 4,5,6 dhe 7 gusht. Përformuan Dua Lipa, J Balvin, Skepta dhe shumë artistë të tjerë. Festivali u bë lajm në shumë media ndërkombëtare.